20 VJET ME JU - PËRFITO 20% ZBRITJE

Studio Rinora këtë vit hyn në vitin e 20 të funksionimit të saj. Ne kemi menduar që të festojmë së bashku duke ju ofruar 20% Zbritje nga të gjitha shërbimet tona. Surprizat këtë vit nuk kanë fund. Stay tuned...!

Rreth Nesh

Studio Rinora është studio profesionale e cila merret me incizimin e gëzimeve tuaja familjare. Sherbimet që i ofron studio Rinora janë: Inçizimin e dasmave tuaja dhe gëzimeve tjera familjare me kamera digjitale dhe FullHD dhe 4K. Studio Rinora ofron edhe shërbime me fotografi profesionale me Aparat Digjital të teknologjisë më të fundit.

E themeluar në Strugë në vitin 1997, Studio Rinora operon me sukses ne xhirimin dhe fotografimin e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, xhirimin dhe fotografimin për çështje marketingu dhe mbështetjen e bizneseve të ndryshme. Duke qenë një shembull se si bëhet filmi dhe fotografia profesionale, ne gjithnjë e më shumë jemi të pranishëm te familjet shqiptare, aty ku buron harmonia, aty ku në fakt fillon jeta e re. Ne xhirojmë profesionalisht momentin më të rëndësishëm të jetës suaj siç është dasma. Ne xhirojmë me shumë kujdes çdo moment në festën tuaj. Duke konsideruar se momentet e festës nuk mund të përsëriten më, ne bëjmë që ato të mos shpëtojnë pa i regjistruar në kamerat tona.

Xhirimi dhe fotografimi bëhet në teknikë digitale. Kamerat tona janë profesionale me teknikë Full HD (High Definition). Pas xhirimit të festës, materialin e marrë e përpunojmë me efekte të ndryshme visuale, në teknologji të kompjuterizuar. Pastaj bëhet një DVD me meny interaktive, kualitet superlativ të fotografisë dhe zë në kualitetin Dolby Digital 5.1 dhe ju jepet në dorëzim juve. Bashkë me këtë ju jepet edhe një kopje e filmit në DVD si dhe gjithë materialin origjinal të xhiruar në festë. Fotografitë, sipas dëshirës mund të bëhen në album profesional, por edhe në një DVD interaktive e stilizuar me efekte të ndryshme dhe me muzikë në prapavijë, që plotësisht do t’i përgjigjet festës suaj. Çdo punë e Studio Rinora është Digitale dhe përpunohet në mënyrë profesionale.

 

“Çdo moment është i kaluar, ne kujdesemi që ai të mos harrohet”

Studio Rinora, Team


Cinematic Wedding Showreel Video 2016